Joshua: Nuk mendoj se gjeneratat e sotme shohim shumë talent te një boksier

Boksi

Joshua: Nuk mendoj se gjeneratat e sotme shohim shumë talent te një boksier

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:07
Joshua: Nuk mendoj se gjeneratat e sotme shohim shumë talent te një boksier

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se patrioti i tij Tyson Fury nuk ka shumë kohë që noton në ujëra kaq të thella, që është prej vitesh kampion bote, sa të konsiderohet frikësues në ring.

“Nuk e kuptoj se përse njerëzit e pëlqejnë Tyson Fury, se çfarë shohin të mirë tek ai. Sepse di të bëjë mirë finte në ring? Di të lëvizë? Cfarë shohin tek ai që e bëjnë frikësues? Mos ka shpejtësi?”, u shpreh Anthony Joshua.

“Unë punoj fort, jam i motivuar dhe studio fort për të arritur në majë. Nuk mendoj se gjeneratat e sotme shohim shumë talent te një boksier që bën shumë finte në ring”, tha më tej Joshua.

“Sigurisht që unë e konsideroj atë si një sfidant serioz, por atij i është dashur shumë kohë që të rritet si njeri. Ka dueluar me Wladimir Klitschko, sfida e tij e parë e rëndësishme dhe arriti të triumfojë. Më pas, ka dueluar dy herë me Deontay Wilder.

Gjithsesi, ai ka nevojë që të provojë se arrin të notojë gjatë në këto ujëra, nuk mjafton vetëm një apo dy herë. Vetëm kështu ai mund të fitojë respektin tim si boksier”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat