Voca dhe FBOXK shikojnë mundësisë e organizimit të turneut ‘Lah Nimani’

Boksi

Voca dhe FBOXK shikojnë mundësisë e organizimit të turneut ‘Lah Nimani’

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:32
Voca dhe FBOXK shikojnë mundësisë e organizimit të turneut ‘Lah Nimani’

Federata e Boksit të Kosovës mendon organizimin e një turneut të boksit.

Kryetari i FBOXK-së, Sylejman Voca, së bashku me stafin punues të FBOXK vizitoi boksierët (të rinj – Youth 17-18 vjepar) të Kombëtares së Kosovës që janë duke zhvilluar përgatitjet në Brezovicë, përgatitjet  po  zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra në ambient të hapur, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.

3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP.

Në stërvitje po të marrin pjesë maksimalisht 10 boksierë, sipas vendimit te BE te FBOXK-së, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 metra.

FBOXK po shikon mundësisë e organizimit të turneut ndërkombëtar ’Lah Nimani’’ i cili është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19, i cili është për moshat 17-18 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat