Fury paralajmëron Wilderin dhe Joshuan: Do ju asgjësoj

Boksi

Fury paralajmëron Wilderin dhe Joshuan: Do ju asgjësoj

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:57
Kampioni i peshave të rënda në WBC fillimisht do të takohet me Deontay Wilderin në fund të këtij vitit në trilogjinë.

Tyson Fury ka paralajmëruar Deontay Wilderin dhe Anthony Joshuan se do t’i asgjësojë kur të përballen.

Kampioni i peshave të rënda në WBC fillimisht do të takohet me Deontay Wilderin në fund të këtij vitit në trilogjinë.

Në rast se fiton, Gypsy King në vitin e ardhshëm do të takohet dy herë me AJ, një takim që të gjithë po e presin.

“Do të shkoj fillimisht për Wilderin, më pas do të marrë edhe Joshuan”, ka thënë Fury.

“Më pas do të vije të ju (fansave) dhe të festojmë së bashku. Do t’ asgjësoj të dy, më dëgjoni, do ju asgjësoj të dy”.

“Agjë nuk do më ndaloj. Kush tenton, do të ketë fatin e njëjtë, jam duke u bërë më i mirë, sa më i vjetër aq më i mirë, sikurse vera”, ka shtuar më tej ai.

Fury e nokautoi Wilderin në shkurt të këtij vitit, derisa ishte paralajmëruar rimeçi në muajin korrik, por u anulua për shkak të coronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat