Në kohë të Covid 19, një meç shou në ring mes Mehmet Bogujevcit dhe Aziz Salihut...Cili më i fortë?

Boksi

Në kohë të Covid 19, një meç shou në ring mes Mehmet Bogujevcit dhe Aziz Salihut...Cili më i fortë?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:37
Në kohë të Covid 19, një meç shou në ring mes Mehmet Bogujevcit dhe Aziz Salihut...Cili më i fortë?

Boksi ka kohë që nuk ka organizuar ndonjë turne në Republikën e Kosovës, që nga muaj mars, kur vendi dhe globi u përfshi nga armiku i padukshëm Covid 19.

Përderisa ish boksieri i madh Mike Tyson pritet të del në ring me 12 shtator kundër Roy Jones Jr, pse mos ta kemi edhe një meç shou në ring në mes të nënkampionit të botës në vitin 1978, Mehmet Bogujevci dhe fituesit të medaljen së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu.

Një meç në ring më shumë për spektakël në mes legjendave se sa të luftojnë përnjëmend!

Salihu dhe Bogujevci dallojnë me kategori, pasi që ‘Zizi’ është kategori e rëndë dhe Bogujevci e lehtë, kjo nuk përputhet. Megjithatë, një meç shou dhe ‘Zizi’ sigurisht e din se rreziku më i madh nga Bogujevci është, se ka lëvizje më të shpejta. 
Gjyqtar kryesor Latif Demolli, ndërsa si delegat në shenjë respekti Besim Hasani, pasi është kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Bogujevci ka 69 -vjeçar e Salihu 66 vjeç, a thua cili do të jetë më i fortë nëse organizohet një meç për atraktivitet? 
Disa thonë në shaka se Bogujevci mund ta nokautojë Salihun.  Disa mendojnë se Salihu mund ta nokautojë Bogujevcin. Dy emra që nuk harrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat