Tyson: Nuk mendoj se e dua një meç të tillë

Boksi

Tyson: Nuk mendoj se e dua një meç të tillë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:55
Tyson: Nuk mendoj se e dua një meç të tillë

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka sugjeruar se Conor McGregor do ta kishte mposhtur shumë lehtë atë në oktogonin e arteve të përziera të marciale, pasi që amerikani ka thënë se do të ishte dorëzuar sapo t’ia shkelte këmbët McGregori.

54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator.

Futbollistët amerikanë udhëzohen nga ekipi të mos tregojnë nëse infektohen

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Megjithatë, amerikani beson se ai do të kishte humbur shumë më shumë meçe nëse do të kishte luftuar në oktogonin e UFC, në kuadër të arteve të përziera marciale.

Kur u pyet se si do të kishte shkuar një meç mes tij dhe McGregor në UFC, Tyson tha: “Nuk mendoj se e dua një meç të tillë”.

“Jo pse Conor mund të më zhdëpë mirë, por sepse e gjitha që ai do të duhej ta bënte është të shkelte mbi këmbët e mia”.

“Nëse dikush m’i shkel këmbët, unë dorëzohem menjëherë. Ai as që do të kishte nevojë të më godiste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat