Hajdar Thaqi - trajner i Gjeneratës së Republikës 

Boksi

Hajdar Thaqi - trajner i Gjeneratës së Republikës 

Nga: K.Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:56
Hajdar Thaqi

Edhe trajnerët kishin probleme të shumta në vitet e 90-ta, të cilët vazhdimisht u atakuan nga regjimi kriminal serb. 
Hajdar Thaqi i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë trajner i shquar i boksit dhe e kishte udhëhequr me sukses klubin Gjakova.

Në vitet më të rënda Thaqi me shumë sportistë tjetër përvjelën mëngët dhe iu përveshen punës në kushte të vështira, për shkak se në palestrën e sporteve ‘Shani Nushi’ nuk mund të stërviteshin, ngase e kishte uzurpuar pushtuesi serb. 

Image

Hajdar Thaqi e Latif Demolli

Thaqi nuk u ndal asnjëherë dhe as nuk u luhat me qëndrimet e tija pavarësisht presioneve e kërcënimeve të vazhdueshme nga regjimi serb.

Thaqi me mijëra sportistë me sukses i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në periudhën më të rëndë, 1991-1999. Thaçi sot është krenar për sakrificën dhe rezistencën që i kanë bërë okupatorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat