Miku i mirë njihet në ditët më të vështira! Federata e nderon

Boksi

Miku i mirë njihet në ditët më të vështira! Federata e nderon

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:36
Ramadan Berisha dhe Latif Demolli

Federata e Boksit e Kosovës, me zëdhënësin e saj, Latif Demolli, sot e pritën një mik të madh të tyre! Ose siç thonë në popull: “Miku i mirë njihet në ditët më të vështira”, kështu është edhe Ramadan Berisha.  

“Sot në zyrët e FBOXK mysafir ishte trajneri dhe sportisti i dalluar karateisti Ramadan Berisha (Dani) i cili jeton dhe vepron në Londër (Angli).

Ramadan Berisha dhe Bujar Dragusha na mundësuan transportin e Kombëtares së Kosovës nga Hoteli në Londër deri në aeroport në kohë pandemie pas ndërprerjes së garave kualifikuese për L.O. Tokio 2020.

FBOXK  falënderon këta persona pasi që zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Londër nuk na ndihmuan dhe nuk ishin të gatshëm të bëjnë transportin e ekipit te Kombëtares deri në aeroport në kohë pandemie te Corona Virusit 19, por as që kanë qenë prezent në gara dhe nuk janë interesuar fare për Kombëtaren e Kosovës edhe pse ne kemi kërkuar ndihmë nga zyrtarët e Ambasadës”, njofton përmes një kumtese FBOXK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat