Dubois nuk tregon mëshirë

Boksi

Dubois nuk tregon mëshirë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 12:00
Dubois nuk tregon mëshirë

Daniel Dobois e ka mposhtur Ricardo Snijdersin pas vetëm dy rundeve, duke e dëshmuar fuqinë e vet shkatërruese.

Ky triumf ia siguron atij mundësinë për të luftuar për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë kundër Joe Joyce.

22-vjeçari i pamposhtur është detyruar të presë për betejën britanike dhe evropiane me Joyce dhe i mprehu aftësitë ndaj holandezit, të cilin e rrëzoi katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.

Snijders erdhi në këtë luftë si zëvendësues dhe nuk i mbijetoi detyrës, duke përfunduar në dysheme dy herë në rundin e parë, pas goditjeve dërrmuese të Dubois.

Në kërkim të një fitoreje tjetër të shpejtë, Dubois s’i ndali grushtet dhe e rrëzoi edhe dy herë Snijdersin duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpresë luftën për ta parandaluar ndëshkimin e mëtejmë të tij.

Ende nuk ka datë për meçin mes Dubois dhe Joyce për titullin evropian dhe britanik në kategorinë e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat