Kjo sfidë është e pashmangshme

Boksi

Kjo sfidë është e pashmangshme

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:58
Kjo sfidë është e pashmangshme

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka paralajmëruar Anthony Joshua se herët a vonë ata të dy do të përballen një ditë në ring. Usyk ka braktisur peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), ku ishte i pamposhtur dhe kampion bote, për të treguar vlerat e tij si boksier edhe në peshën e rëndë.

Joshua këtë vit pritet të duelojë ndaj bullgarit Kubrat Pulev, ndërkohë që ka arritur një marrëveshje për të zhvilluar dy sfida edhe ndaj Tyson Fury në vitin 2021. Gjithsesi, Usyk, që do të përballet me Dereck Chisora këtë vjeshtë, nuk heq dorë nga ideja për të dueluar me Joshua vitin tjetër.

“Unë jam i mandatuar nga WBO për të dueluar me Joshua dhe kjo sfidë do të ndodhë.

Pasi të heq qafe Chisora do të jetë radha e Joshua, kjo është marrëveshja jonë, është një sfidë e pashmangshme. Harroje duelin me Tyson, pasi ti do të përballesh me mua vitin tjetër”, tha Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat