Edhe kjo i ndodhë Aziz Salihut! ‘Zizi’ do me luajt mendsh

Boksi

Edhe kjo i ndodhë Aziz Salihut! ‘Zizi’ do me luajt mendsh

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:05
Edhe kjo i ndodhë Aziz Salihut! ‘Zizi’ do me luajt mendsh

Gjithë at punë, gjithë at mund për organizim dhe në fund Aziz Salihu merr përgjigje negative!  Kjo e bën me luajt mendsh!

Zizi ka paraparë me 4 shtator, duke filluar nga ora 17.10 në “Sheshin Skënderbeu” në Prishtinë, të organizojë  Takim sportiv kulturor "Të mos e harrojmë njëri - tjetrin", për t’i nderuar Gjeneratën e Artë të klubit të boksit Prishtina.  Ky manifestim anulohet,  sipas asaj që i kanë thënë Zizit, është kohë pandemie dhe nuk lejohet për shkak të rrezikut nga virusi. 

“Marre bre! Unë jam përgatitë, i kam rregullu krejt, edhe ulëset i kam planifikuar me distancë 2 metra si e kërkojnë rregullat! Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk e di çka ka me mu. Nuk është hera e parë që po ma bën këtë. Kurrë nuk ia harroj, kurrë nuk ia harroj, kurrë nuk ia harroj, se edhe përpara ma ka dështue turneun! Çka i kam bë unë more, që po ma bën këtë. Në shpinë të Albin Kurtit i ka fitu zgjedhjet, se kurrë nuk i fiton më.

Shkova të takoj në zyre, e prita 40 minuta deri ka ardh, kur erdh me tha: Shko fol me dikë tjetër në zyre, se nuk po kam kohë. Marre bre!”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Marre bre, çka i kam bë unë atij bre! Tash duhet me këqyrë në Lipjan me organizu këtë manifestim”, tha Salihu.  
Zizi është i revoltuar, sepse i ka ftu edhe shumë mysafirë, dhe tani duhet me anulu manifestimin. Zizi nuk ka qenë kurrë më i elektrizu se sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat