Ja kur zhvillohet dueli mes Joshuas dhe Pulevit

Boksi

Ja kur zhvillohet dueli mes Joshuas dhe Pulevit

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:03
Ja kur zhvillohet dueli mes Joshuas dhe Pulevit

Sfida e peshave të rënda në boks mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe sfidantit, bullgarit Kubrat Pulev, do të zhvillohet më datën 12 dhjetor, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri i njohur i boksit, njëkohësisht promotori i Joshua.

Hearn tha se synon të zhvillojë sfidën në prani të shikuesve edhe pse kjo duket e vështirë, duke parë situatën e krijuar prej pandemisë Covid-19. Gjithsesi, ai mund të sigurojë praninë e një numri të limituar fansash për këtë sfidë, ku Joshua do të mbrojë titujt IBF, WBA e WBO të peshës së rëndë.

“12 dhjetori është data që ne kemi vendosur për këtë sfidë. Ajo do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës.

Shpresojmë të kemi të paktën një numër të limituar fansash për këtë duel nëse situata me koronavirus nuk ndryshon”, tha Hearn. Për këtë sfidë, një vend që kishte hedhur kandidaturën ishte Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat