Luftë e madhe në finale, kur Shala e hodhi në tokë... midis Kroacisë në vitin 1986

Boksi

Luftë e madhe në finale, kur Shala e hodhi në tokë... midis Kroacisë në vitin 1986

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2020 Në ora: 13:05
Pamje nga një meç i Shalës

Gjenerata e artë e klubit të boksit Prishtina, kudo që kanë shkuar edhe kanë sunduar! 

Në një turne të boksit ("Kvarnerska Rukavica" në Rijekë, në vitin 1986, atëkohë boksieri i Prishtinës, Mërgim Shala, boksonte në kategorinë bantam (54 kg), kishte treguar luftë të madhe në duel me boksierin e Rijekë, Mustafa Talj. 

Për gjatë tre rundeve ishte zhvilluar luftë e pakompromis, por momenti më interesant ka qenë (që mund ta shihni në video nga minuta 4.37) kur Shala me të majtën e tij e hodhi në tokë Taljin.  

Image

Lah Nimani, trajner (i ndjeri) dhe Mërgim Shala

Shala e kishte fituar finalen e madhe ndaj boksierit vendas. Ndryshe, dy djemtë e Mërgimit janë futbollistë: Driloni dhe Dritoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat