Meç i çmendur, boksieri përfundon në spital

Boksi

Meç i çmendur, boksieri përfundon në spital

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 13:37
Meç i çmendur, boksieri përfundon në spital

Jamel Herring do ta mbrojë titullin në kategorinë super të lehtë kundërt Carl Frampton në meçin e shumëpritur në fund të këtij viti, pasi e mposhti me diskualifikim Jonathan Oquendon në Las Vegas.

Boksieri amerikan e mbrojti titullin pasi Oquendo u diskualifikua nga gjyqtari Tony Weeks në fund të rundit të terë, për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme me kokë.

Herring u dërgua në spital pas meçit në MGM Grand Conference Centre, por nuk kishte pësuar asnjë thyerje eshtërore.

“Meç i shëmtuar”, tha Herring.

Herring i ka fituar 22 prej 24 luftërave të tij profesionale deri tani.

34-vjeçari e rrëzoi Ouqendon në rundin e dytë dhe nga ai çast nisën goditjet e këtij të fundit me kokë, si pasojë e të cilave Herring pësoi një çarje të keqe në vetullën e djathtë.

Kjo i kushtoi boksierit nga Porto Riko me heqje të pikëve.

Por goditjet e tij me kokë vazhduan deri kur gjyqtari përfundimisht e diskualifikoi Oquendon.

Në kohën e diskualifikimit të tij, Herring po e fitonte meçin me pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat