Senad Hajdari - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Boksi

Senad Hajdari - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:53

Si të gjitha sportet tjera, edhe boksi ka pasur rolin e madh në vitet e 90-ta kundër pushtuesit serb.

Në vitet e 90-ta, në kushte shumë të rënda vepruan sportet e Republikës së Kosovës dhe vazhdimisht kanë qenë të kërcënuar nga regjimi serb.

Senad Hajdari i takon periudhës më të lavdishme,  Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët më të dalluar të boksit, dhe me sukses e ka udhëhequr KB Pejën, duke kontribuar me mish e më shpirt për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës.

Image

Hajdari me mijëra sportistë shqiptarë, u përballen me lloj - lloj sfidash por ia dolën me sukses që të zhvillojnë sportin në fusha dhe salla të improvizuara në vitet e 90-ta. 

Ai iu kundërvu fuqishëm regjimit serb, duke i zhvilluar garat ashtu si munden në kuadër të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat