Dukagjini në FBOXK

Boksi

Dukagjini në FBOXK

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:53
Dukagjini në FBOXK

Klubi i boksit Dukagjini nga Klina ka vizituar Federatën e Boksit të Kosovës dhe e ka njoftuar për të gjitha vështirësitë që po ballafaqohet në këtë kohë të pandemisë. 

Zëdhënësi i Federatës, Latif Demolli, ka uruar klubin dhe duke shpresuar se do të kalojë edhe kjo kohë e pandemisë, që të kthehen në normalitet. 

“FBOXK sot u vizitua nga kryesia KB Dukagjini të Klinës. 
 Kryesia e Dukagjinit njoftoi FBOXK-në për ecurinë e stërvitjeve të boksierëve gjatë kësaj kohe të pandemisë. 

FBOXK njoftoi përfaqësuesit e KB Dukagjini për kalendarin e ri të garave për vitin 2020 sipas udhëzimeve të EUBC dhe AIBA-s”, njofton Federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat