Po lutet Federata e Boksit të Kosovës! 

Boksi

Po lutet Federata e Boksit të Kosovës! 

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2020 Në ora: 14:25
Po lutet Federata e Boksit të Kosovës! 

Nuk është hera e parë që po lutet Federata e Boksit të Kosovës. Ata luten që të mbahet turneu “Lah Nimani” në boks. 
“Federata e boksit ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar "Lah Nimani" i cili do të mbahet me 19-20 shtator në Prishtinë.

FBOXK ka paraparë që kët[ vit turneu të organizohet me boksier cilësorë të rinj dhe seniorë të cilët do të marrin pjesë në kampionatet europiane U18 në Mal të Zi dhe U22 në Itali muajin nëntor.

FBOXK ka bërë kërkesën me 31 gusht në MKRS për lejimin e organizimit të turneut gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH, dhe IKSHPK,

Besojmë dhe shpresojmë se do të marrim lejen dhe të vazhdojmë aktivitetet sipas kalendarit të garave të dalura nga Federata Europiane EUBC dhe federata botërore AIBA”, thuhet nga FBOXK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat