Vritet boksieri i njohur

Boksi

Vritet boksieri i njohur

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:07
Vritet boksieri i njohur

Boksieri i talentuar amerikan, Danny Gonzalez është qëlluar me armë për vdekje në "Ditën e Punëtorëve".

Derisa kishte dalur për shëtitje në Kaliforni, 22-vjeçarit iu afrua një person i panjohur dhe shpejt shtiu me armë zjarri në drejtim të tij, njofton "TMZ".

Nga policia lokale thonë se menjëherë është aktivizuar ndihma e shpejtë në rastin e ngjarjes, aty edhe ku mbeti i vdekur Gonzalez.

Ndërkaq, dy personat që e shoqëronin boksierin e ndjerë janë dërguar në spital pasi kanë marrë disa lëndime.
Gjithashtu, bëhet e ditur se policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar për momentin.

"Jemi të mërzitur që t'ju njoftojmë për vdekjen tragjike të boksierit Danny Gonzalez", ka thënë presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat