Kjo përballje do të zhvillohet ne Las Vegas

Boksi

Kjo përballje do të zhvillohet ne Las Vegas

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:58
Kjo përballje do të zhvillohet ne Las Vegas

Bob Arum, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i Tyson Fury u shpreh se triologjia mes boksierit britanik dhe atij amerikan, Deontay Wilder, do të zhvillohet më 19 dhjetor. Kjo përballje do të zhvillohet në “Allegiant Stadium” të Las Vegas.

Palët kanë kohë që diskutojnë për këtë sfidë dhe duket se më në fund është arritur marrëveshja. Në shkurt të këtij viti Fury fitoi duelin e dytë mes tyre, duke i rrëmbyer Wilder edhe titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

“Kemi ecur përpara në bisedime, në të gjitha drejtimet. Kemi diskutuar edhe për situatën aktuale dhe masat që duhen marrë. Për gjithçka”, tha Bob Arum për ESPN.

“Po flasim me të gjithë në Las Vegas, në mënyrë që kjo përballje e tretë të jetë pa probleme. Jemi optimistë se do ta organizojmë këtë event në Las Vegas më 19 dhjetor”, tha Bob Arum. Stadiumi i përzgjedhur prej tyre ka një kapacitet prej 65 mijë tifozësh, ku luan ndeshjet e saj skuadra e Las Vegas Raiders në NFL.

Arum shpreson që në stadium të jenë rreth 10-15 mijë tifozë për këtë duel të tretë, duke respektuar masat anti-Covid. Në dhjetor pritet të zhvillihet edhe dueli mes Anthony Joshua, kampionit tjetër të botës në peshën e rëndë dhe bullgarit Kubrat Pulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat