I propozoi të dashurës për martesë, arrestohet për përdhunim

Boksi

I propozoi të dashurës për martesë, arrestohet për përdhunim

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 18:39
I propozoi të dashurës për martesë, dënohet për përdhunim

Telashet nuk i kanë shpëtuar asnjëherë ish-kampionit të botës në UFC, Conor Mcgregor, i cili ditën e sotme është arrestuar për tentativë për përdhunim ndaj një të reje në një klub nate në Monte Karlo.

Ngjarja kishte ndodhur në datën 10 shtator, ndërsa sot prokuroria franceze ka depozituar aktakuzën ndaj irlandezit, i cili është arrestuar menjëherë.

Mesa duket paraja shkatërron gjithçka pasi kjo është hera e dytë që Mcgregor arrestohet për një përdhunim, edhe pse në rastin e parë para disa vitesh ai doli i pafajshëm.

Ndërsa ditën e sotme 32 vjeçari do të merte pjesë në një maratonë 180 km në nder të Princeshës së Monakos, por gjithçka u shkatërrua për hir të kapriçove të tij, që ia ulin jo pak figurën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat