Mehmet Bogujevci ka thënë se nuk jam mbi shtetin! A i ndalim fëmijët prej shkolle, si thua Mehmet? 

Boksi

Mehmet Bogujevci ka thënë se nuk jam mbi shtetin! A i ndalim fëmijët prej shkolle, si thua Mehmet? 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:03
Mehmet Bogujevci

Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, me 26 gusht, në orët e mbrëmjes, ka deklaruar se nuk jam mbi shtetin dhe i respekton të gjitha vendimet. Deklaratë superiore, nuk ka qysh më mirë, kur e shikon nga këndi i kozmetikës apo nga hija e dardhës! 

Në fakt, kjo deklaratë për dikë ka qenë në rregull e për dikë jo, sepse nuk është koha të jemi mbi shtetin, por të jemi kreativ. 
Shtetin e bëjnë njerëzit dhe rregullat i bëjnë po ashtu njerëzit. Nëse nuk është kështu, thuaje Mehmet! Thuaje si burrat!

Sepse dhe federata juaj ka rregulloret edhe vepron në bazë të rregulloreve. Si po ndihesh sot, që nuk e more leje për turneun “Lah Nimani”në boks apo si po ndihet punëtori i juaj, Latif Demolli, që i ka shqyer dy-tre palë këpucë të vlerës 100 euro, duke vrapu poshtë e lartë! Është e rëndë apo mos ta quaja nokaut pa iu nokautuar askush! 

 “Unë nuk jam mbi shtetin, as mbi Ministrinë e Shëndetësisë, as mbi Ministrinë e Sportit as mbi Komitetin Olimpik të Kosovës, vendimet e tyre i respektojë në maksimum. 

Plotësisht i respektojë vendimet e këtyre institucioneve”, kështu ka deklaruar me 26 gusht Bogujevci për gazetën Kombëtare “Bota sot”. 

Në rregull Mehmet, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja etj. janë të rrezikuar shumë nga Covid 19, por po i zhvillojnë garat, në bazë të rekomandimeve që kanë nga organet kompetente.

A i ndalim fëmijët prej shkolle, si thua Mehmet? Të hënën filloi procesi mësimor dhe është një lajm më i mirë prej më të mirëve, por jo edhe sporti! Sporti nuk po fillon dhe as nuk lejohet që të stërvitet as të garojë, shkaku Covid 19! 

Mehmet Bogujevci, është emri më i madh i sportit në Kosovë, kjo dihet botërisht! Është fitues i medaljes së argjendtë në Kampionati Botëror në vitin 1978 dhe i takon të rrah tavolinën, si emër i madh, të kërkojë që edhe sporti të fillojë si në të gjitha vendet e botës dhe jo të neglizhohet! Mehmet, me të gjitha federatat, duhet që të ankoheni e të bërtitni! Ju e dini, se fëmija pa qarë nëna nuk i jep gji, apo? Edhe ju me federatat tjera pa u anku, askush nuk ia jep gjirin, apo... 

Edhe nëse dikujt ja kërcet një shpullë, të ka hije, se je emër i madh, por nuk të ka hije me hesht dhe mos të reagosh me shumë federata! Sepse nuk mund të pajtohesh edhe kur nuk pajtohesh. Po luftojmë për sport, jo për të ndejtur kokërr shpine, se u bë nami, jemi në mes të shtatorit! Kush duhet të bëjë presion mbi Ministrinë e Shendetësisë, ISHPK-në?

Duhet KOK-u, MKRS dhe së bashku me ju federatat! Binduni, ju dhe shumica e federatave, se asgjë nuk pik nga qielli sa të rrinin nën hijen e lisit që gradualisht po i bien fletat dhe dikur lisi zhvishet lakuriq, vjen acari dimëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat