Paralajmërohet Fury, “Wilderi është në formë mahnitëse fizike”

Boksi

Paralajmërohet Fury, “Wilderi është në formë mahnitëse fizike”

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:21
Fury dhe Wilder

Deontay Wilder është në formë të mahnitshme fizike tashmë dhe i gatshëm për luftën e tretë me Tyson Fury, ka paralajmëruar boksieri nigerian Raphael Akpejiori.

Wilderi i ka ofruar këshilla për karrierën Akpejiorit, i cili është pretendent për titull në kategorinë e rëndë në të ardhmen dhe e ka një varg fitoresh me nokaut.

Boksieri nigerian pritet të ushtrojë në ring me ish-mbretin e WBC-së para trilogjisë kundër Fury, e cila pritet të zhvillohet në dhjetor.

Wilderi i ka intensifikuar ushtrimet së fundmi në Miami, duke e ushtruar shpejtësinë dhe kondicionin me të njëjtin trajner me të cilin ushtron Akpejiori për të fituar qëndrueshmëri dhe fuqi.

“Duke e marrë parasysh atë që e di, personi i vetëm që mund ta mposhtë Wilderin në këtë çast, është vetë Wilderi”, tha Akpejiori.

“Ai do ta mposhtë Furyn nëse i përmbahet planit të stafit të trajnerëve dhe unë e di se ai i ka të gjitha aftësitë fizike për këtë”, shtoi ai.

“Ai është në gjendje mahnitëse fizike tani, këtë mund t’jua them me shumë siguri. Do ta shihni një Wilder plotësisht tjetër, fizikisht dhe mendërisht në ring kur të bjerë kambana për luftën e tretë. Këtë mund t’jua them”, nënvizoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat