Maqedonia si Kosova, nuk ka boks

Boksi

Maqedonia si Kosova, nuk ka boks

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:36
Maqedonia si Kosova, nuk ka boks

Një nga ngjarjet më të vjetra sportive në Maqedoninë e Veriut, turneu i boksit “Golden Gong” nuk do të mbahet në këtë edicion në kuadër të 50 vjetorit. Shkaku është i qartë, pandemia - koronavirusi. Bordi i Drejtorëve të BFM vendosi unanimisht të shtyjë mbajtjen e "Gongut të Artë 2020, shkruan “Ekipa.mk. Maqedonia si Kosova, nuk ka boks

“Qëllimi ynë është këtë vit të organizojmë “Gongun e Artë”, në mënyrë dinjitoze dhe me boskierë kualitativ nga Evropa dhe bota, në përputhshmëri me jubileun e 50 vjetorit të këtij eventi sportiv.

Është e pamundur që në këtë situatë të pandemisë botërore të organizojmë një event të tillë dhe jemi të detyruar që të shtyejmë për vitin e ardhshëm.

Edhe manifestime të tjera sportive janë shtyer për vitin tjetër përfshi këtu edhe Lojrat Olimpike, andaj konsiderojë se është një vendim i drejtë. Ky manifestim meriton një organizim kualitativ në nivel të lartë” , tha kryetari  i Federatës së Boksit në Maqedoni, Primislav Dimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat