E jashtëzakonshme, Mayweather duel me aktorin

Boksi

E jashtëzakonshme, Mayweather duel me aktorin

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:18
E jashtëzakonshme, Mayweather duel me aktorin

Boksieri Floyd Mayweather, kampioni i pamposhtur i botës në disa kategori të ndryshme peshash, mund të duelojë me Logal Paul, aktorin e You Tube, një personazh publik i njohur në botën mediatike, aktor dhe në vitin 2019 pjesëmarrës edhe në një duel boksi.

Lajmi është bërë publik nga disa personazhe të njohura publike, si Keemstar, që u tha 2.8 milionë fansave të tij në “Twitter” se Mayweather do të rikthehet të duelojë në ring ndaj Logal Paul.

 Edhe boksieri i peshës së lehtë Ryan Garcia e ka konfirmuar këtë lajm në rrjetet sociale.

Mayweather, i tërhequr nga sporti në vitin 2017 me rekordin e 50 fitoreve dhe 0 humbje, mund të përballet kështu me një personazh që ka vetëm një duel boksi në kurrikulimin e tij, të humbur në vitin 2019. Për momentin ky lajm mbetet në kuadrin e thashethemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat