Behrami në pozitë të mirë në AIBA, sukses për boksin e Kosovës

Boksi

Behrami në pozitë të mirë në AIBA, sukses për boksin e Kosovës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:10
Behrami në pozitë të mirë në AIBA, sukses për boksin e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Boksit  AIBA, ka publikuar renditjen më të re të boksierëve për vitin 2020.

Boksieri ynë, Patriot Behrami, ndodhet në vendin e 27-të në botë në kategorinë -69 kilogramë, që vlerësohet sukses për të.

Behrami ka tubuar 150 pikë, të cilat i ka fituar me vendin e pestë të zënë në Lojërat Evropiane #Minsk2019.

AIBA në renditjen botërore, merr parasysh vetëm pikët e fituara në Kampionatet Botërore, Kampionatet Kontinentale dhe Lojërat Evropiane, në të cilat gara pikë të fituara si senior ka vetëm Behrami.  Patrioti merr bursë nga Komiteti Olimpik i Kosovës si “Shpresë Olimpike 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat