Fury nis zyrtarisht stërvitjen për Wilderin

Boksi

Fury nis zyrtarisht stërvitjen për Wilderin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:46
Fury nis zyrtarisht stërvitjen për Wilderin

Kampioni i botës në peshën e rëndë, britaniku Tyson Fury (kategoria WBC) ka nisur zyrtarisht stërvitjen për të përgatitur sfidën e tretë ndaj Deontay Wilder. Kjo përballje me shumë gjasa do të zhvillohet më 19 dhjetor, në “Allegiant Stadium” në Las Vegas.

Fury, i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore e 1 barazim), do të stërvitet në Morecambe së bashku me trajnerin e tij Sugarhill Steward. Edhe gjatë muajve të fundit Fury nuk i ka ndalur përgatitjet, duke u stërvitur më së shumti në shtëpinë e tij. Ndaj, këtë herë, ai nuk është i shqetësuar nga pesha trupore para duelit.

“Jam përqendruar 100% të dueli me Wilder, për të qenë fitues edhe në këtë sfidë të tretë.

Nuk e nënvlerësoj kurrë një kundërshtar, sidomos një boksier të rrezikshëm si Deontay Wilder”, tha Fury, që në shkurt mposhti Wilder me “KO teknik”, duke i marrë titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat