Haxhi Krasniqi bokson për titull bote më 10 tetor

Boksi

Haxhi Krasniqi bokson për titull bote më 10 tetor

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:42
Haxhi Krasniqi, foto Eroll Popova

Boksieri i suksesshëm nga Kosova, Haxhi (Robin) Krasniqi, do të boksojë më 10 tetor në Magdeburg kundër gjermanit Dominic Boesel për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.

Zyrtarizimi i kësaj përballje do të bëhet sot në konferencë për media, por tashmë është finalizuar çdo gjë. Për Krasniqin është edhe një rast për ta fituar një nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist. Ai kishte boksuar dy herë në të kaluarën për titull bote dhe në dy herët kishte dështuar.

Po ashtu junikasi Krasniqi do të luftojë në peshën gjysmë të rëndë, një kategori më e rëndë se në atë super të mesme ku kishte boksuar për një kohë.

Image

Meçi me Boeselin pos që është i vlefshëm për titullin WBA Interim, është edhe për titullin IBO. Krasniqi e Boesel janë pjesë të një kompanie promovuese, SES Boxing. Krasniqi në boks profesionist i ka 50 fitore e 6 humbje, ndërsa Boesel 30 fitore e një humbje.

Krasniqi është i vetmi boksier shqiptar që ka boksuar dy herë për titull të botës. Tani bokson për herë të tretë. Ai është i vendosur të bëhet boksieri i parë shqiptar me titull të botës. Ka treguar se ështē në formë shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat