White jep lajmin e madh

Boksi

White jep lajmin e madh

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:17
White jep lajmin e madh

Fansat e Conor McGregor kanë marrë lajmin e mire nga president ii UFC-së, Dana White, se irlandezi mund të rikthehet sërish vitin tjetër në kafaz. Sipas numrit 1 të arteve marciale mikse, ata të dy janë duke biseduar për të realizuar disa gjëra interesante për të ardhmen.

Duke folur për ESPN, Dana White tha: “Jemi duke biseduar për të organizuar disa gjëra argëtuese me Conor për nisjen e sezonit të ri. Ai duhet të rikthehet vitin tjetër. Nuk ju garantoj se ai do të jetë me çdo kusht në kafaz, por jemi duke biseduar për disa gjëra të reja dhe interesante”.

McGregor, 32 vjeç, deklaroi këtë vit se do të tërhiqet përfundimisht nga sporti. Ai është një nga personazhet më të famshme të UFC-së, ish-kampion i dyfishtë bote.

Hera e fundit që është ngjitur në kafaz ka qenë janari i këitj viti, kur triumfoi ndaj Donald Cerrone pas vetëm 40 sekondash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat