Kosova ftohet në dy gara ndërkombëtare

Boksi

Kosova ftohet në dy gara ndërkombëtare

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:39
Kosova ftohet në dy turnetë ndërkombëtarë

Federata e Boksit e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen në dy turnetë ndërkombëtarë.

“Boksierët (meshkuj)  dhe boksieret (femrat) të Kombëtares së Kosovës në boks do të marrin pjesë në dy turnetë ndërkombëtarë në muajin tetor.

1. Turneu ndërkombëtar “Grand Prix” në Zagreb (Kroaci) 07 – 11 tetor 2020.
2.Turneu ndërkombëtar “Balkan” në Botevgrad (Bullgari) 19 – 25 tetor 2020.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas plan-programit të paraparë me përgatitjen e kombëtares së Kosovës dhe paraqitjen e boksierëve dhe boksiereve në turnet e boksit, sipas peshave të kërkuara nga nikoqiri i cili bën organizimit e turneve.

Këtu turne janë të mirëseardhura për boksieret tanë para gares kryesore qe është Kampionati Evropian U22 në Olbia (Itali) me 08 – 18 dhjetor 2020”, njofton FBOXK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat