​Federatës së Boksit iu lejohet të fillojnë garat

Boksi

​Federatës së Boksit iu lejohet të fillojnë garat

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 15:10
​Federatës së Boksit iu lejohet të fillojnë garat

Federata e Boksit të Kosovës sot ka zhvilluar seminarin për gjyqtarë, delegatë dhe mjek sportivë, ndërkohë ka pranuar edhe tre gjyqtarë të rinj në Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës.

Në këtë seminar u ligjërua për ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi e plotësimi i disa rregullave teknike në boks.

Kryetari i shoqatës së boksit, Latif Demolli deklaroi se ata e kanë për detyrë që çdoherë para fillimit të garave të mbajnë seminare për avancimin e gjyqtarëve, mjekëve dhe delagatëve.

Demolli: Po avancojmë gjyqtarët delegatët dhe mjekët

“Sot jemi mbledhur për të vazhduar me planprogramin e Federatës së Boksit të Kosovës ku ne mbajmë seminare para çdo fillimi të garave që çdo gjyqtar, delegat dhe mjek të avancohet për ndryshimet që ndodhin në federatën botërore AIBA”, tha Demolli.

Ndërkaq, sekretari gjeneral i Federatës së boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci deklaroi se edhe në kohë pandemie, ata si federatë kanë organizuar përgatitje të sportistëve dhe aktivitet të tjera.

Bogujevci: Tani për fat të mirë na u ka lejuar t’ia fillojmë garave

“Në këtë kohë pandemie kemi pasur shumë probleme por duke iu falënderuar kontakteve të rregullta me njëri-tjetrin, edhe pse nuk kemi mundur të takohemi sadopak e kemi ruajtur mendjen e shëndosh. Edhe pse kemi qenë në kohë pandemie, federata nuk është ndalur, kemi organizuar përgatitje të sportistëve, kampe të ndryshme të gjitha grupmoshave dhe tani për fat të mirë na u ka lejuar t’ia fillojmë garave dhe ky seminar është shumë i domosdoshëm për të gjithë neve”, tha ai.

Në këtë seminar morën pjesë rreth 20 gjyqtarë, delegat dhe mjekë sportivë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat