Seminar domethënës për boksin e Kosovës

Boksi

Seminar domethënës për boksin e Kosovës

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:06
Seminar domethënës për boksin e Kosovës

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit sot mbajti seminarin dhe kollokfiumin (provimet) për gjyqtarë si dhe pranimin e 2 gjyqtareëe të rinj, si dhe seminar për delegatë dhe mjekë sportivë.

"Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Ligjerues për gjyqtarë ishte gjyqtari me licencë ndërkombëtare AIBA, Latif Demolli, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin “Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”.

Gjithashtu gjyqtarët u njoftuan për ndryshimet më të reja gjatë një meçi për shkak të virusit Covud 19 që ka kapluar globin. Dhe garat do të mbahen sipas udhëzimeve gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga OBSH, MSH , IKSHP,dhe sipas vendimit te B.E. te FboxK.

Ky seminar ishte seminarë me rëndësi për arsye të interesimit të madh për njohjen e ndryshimeve dhe plotësimeve më të reja nga rregullat teknike të AIBA-së", njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat