Israel Adesanya vazhdon dominimin e tij në ring.
Kampioni i UFC hodhi në tapet në orët e para të mëngjesit kundërshtarin e tij më të ashpër Paulo Costa. “The Last Stylebender” dominoi sfidën dhe fitoi ndeshjen me KO në raundin e dytë.
Ai lëshoi një breshëri grushtash drejt kundërshtarit të tij duke e hedhur në tapet. Adesanya vazhdon rekordin e tij duke qenë i pamposhtur në kafaz. Nigeriani shkon tashmë në 20 ndeshje në total dhe 20 fitore. Costa vinte si i pamposhtur në 13 sfida, por provoi shijen e humbjes ndaj kampionit të botës.
Sfida mes kampionit të peshës së mesme dhe Costas u zhvillua në “Fight Island”, projekti më i ri i UFC në Abu Dabi. Lufta mes dy luftëtarëve të pamposhtur ishte main eventi i UFC 253.