Nokaut brutal, boksieri mbetët me kokë në litar dhe pa ndjenja! 

Boksi

Nokaut brutal, boksieri mbetët me kokë në litar dhe pa ndjenja! 

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:58
Nokaut brutal, boksieri mbetët me kokë në litar dhe pa ndjenja! 

Boksieri kroat Filip Hrgoviç ka arritur një triumf të ri në kategorinë e peshave të rënda.

Në meçin që u zhvillua në Danimarkë, ky luftëtar 28-vjeçar nga Zagrebi nokautoi brutalisht grekun Aleksandar Kartozi dhe kështu arriti një seri të shkëlqyeshme të fitoreve 11:0 në karrierën e tij profesionale.

Greku fatkeq nokautohet me të djathtë e tmerrshme të kroatit. Kjo mund të shihet në video nga minuta 5.35 sekonda. 

Kartozi mbetet me kokë në litar dhe iu dha menjëherë ndihma në ring, sepse ai ishte pa ndjenja për disa sekonda.

Ai nuk ishte në gjendje të paraqitej as kur u shpall fituesi, sepse ai ishte shtangur plotësisht disa minuta pas nokautit. Grekut iu ndalua menjëherë që të lufton për tre muaj për shkak të pasojave të nokautit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat