Frikë edhe për kampionin e botës

Boksi

Frikë edhe për kampionin e botës

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 11:39
Frikë edhe për kampionin e botës

Menaxheri dhe promotori i njohur i boksit Eddie Hearn ka konfirmuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. Njeriu që ka themeluar kompaninë Matchroom të organizimit të dueleve të boksit ka nisur karantinën, duke u detyruar të braktikës kompaninë për disa ditë.

Ai nuk do të jetë i pranishëm këtë fundjavë në duelin për fitimin e titullit kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) mes Joshua Buatsi dhe Marko Calic.

Hearn, i cili është asimptomatik, deklaroi se testet e tjera që i janë kryer stafit të tij kanë dalë negativ.

Testit i është nënshtruar edhe kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, që është mik i ngushtë me Eddie Hearn. “Nuk më ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Është si një makth. Do të qëndroj të paktën 10 ditë në izolim”, tha Eddie Hearn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat