Elhami Bajrami - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Elhami Bajrami - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2020 Në ora: 14:33
Elhami Bajrami - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Sportet luftarake e kishin fjalën e tyre në vitet e 90-ta dhe ishin halë në sy për regjimin e Serbisë. 

Presionet dhe kërcënimet nuk ndaleshin nga pushtuesi serb, por sportistët shqiptarë përkundër kësaj, asnjëherë nuk u ndalën në misionin e tyre, për t’i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës.

Elhami Bajrami i takon Gjeneratës së Republikës. 
Ai ka qenë ndër trajnerët më të dalluar të boksit në vitet e 90-ta. 

Bajrami ka dhënë kontribut të madh dhe me sukses ka udhëhequr Dritën nga Gjilani. 

Bajrami me një armatë sportistësh, kush më shumë e kush me pak, kanë dhënë kontribut për të mbajtur gjallë sportin në përgjithësi.

Ai sot është krenar që i takon periudhës më të vështirë por edhe më të lavdishme të sportit, sidomos që i rezistuan okupatorit serb në vitet e 90-ta (1991-1999)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat