Ja boksieri më i mirë në turneun “Lah Nimani”

Boksi

Ja boksieri më i mirë në turneun “Lah Nimani”

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 17:43
​Zhvillohet turneu i boksit “Lah Nimani” në Prishtinë

Federata e boksit të Kosovës organizoi turneun ndërkombëtar tradicional të 12-të me radhë "Lah Nimani" me boksier të rinjë (youth 17-18 vjeqar) i cili u mbajte sot më 3 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.

FboxK respektoj këshillat e rekomanduara nga IKSHPK, M.SH.MKRS që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues,trajner,delegatë,mjekë sportive etj.). Turneu u zhvillua pa publik.

Ne program ishin 9 duele u tregua një boks mjaft cilësor dhe luftarak, pas një pauze 7 muajsh për shkak te pandemisë Covid-19.

Pjesëmarrës ishin boksierët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Hapjen e turneut e beri zv.ministri i MKRS z.Arber Grabovci.

Juria në fund beri dhe shpalljen e boksierëve me te mire të turneut.

Boksieri me i mire: Ardian Azemi- Maqedoni

Tekniku me i mire: Ergys Toqi - Shqiperi

Qifti me luftarak: Remzo Mustafiç- Kosovë. – Arlind Çera – Shqiperi

Boksieri me fer - pley: Luar Aliu Kosovë

Boksieri me i mire i huaj: Santiago Selimaj 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat