E fiton betejën epike me 8 nokdaunë

Boksi

E fiton betejën epike me 8 nokdaunë

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 13:15
E fiton betejën epike me 8 nokdaunë

Boksieri amerikan Jose Zepeda e ka rrahur bjellorusin Ivan Baranchyk në një meç epik me tetë nokdaunë në Las Vegas.

Baranchyk e rrëzoi Zependan dy herë në rundin e parë në meçin e tyre në kategorinë gjysmë të mesme.

Në rundin e dytë, të dy boksierët e shënuan nga një nokdaun.

Zependa e rrëzoi në dysheme rivalin e vet në rundet tre dhe katër dhe, pasi pësoi nokdaun në rundin e pestë, u çua dhe e rrëzoi përsëri bjellorusin në rundin e njëjtë.

“Ndihem mrekullueshëm sepse e fitoja luftën”, tha Zependa, 31 vjeç.

“Ishte një betejë e fortë dhe tani po mendoj: ‘Boksi është i vështirë, nuk ka meç të lehtë’. Duhet ta japësh 100% nga vetja në bosk sepse është sport i vështirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat