Kryetari i federatës i reagon Pecit: Iu paska mbetur hatri ish boksierëve të Lah Nimanit

Boksi

Kryetari i federatës i reagon Pecit: Iu paska mbetur hatri ish boksierëve të Lah Nimanit

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2020 Në ora: 19:34
Voca me Kupë

Dje është mbajtur turneu ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks, ndërsa federata nuk e ka pa të nevojshme që ish boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, ndonjëri prej tyre, që ta ndajë ndonjë Kupë apo mirënjohje! Xhevet Peci sot ka reaguar ashpër, duke iu thënë zyrtarëve të federatës: “Zoti iu marroftë”! 

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Sylejman Voca, i reagon Xhevdet Pecit dhe ish boksierëve të gjeneratës së Lah Nimanit.

“Reagim, i paska mbetur hatri ish boksierëve të Lah Nimanit për ndarje (mos) ndarje të trofeve në turneun qe u mbajt dje. Ne si organizator kemi qen te obliguar te ju përmbahem rekomandimeve te institucioneve gjegjëse sa i përket organizimit të turneut në kohë pandemie, prandaj strikt ju kemi përmbajt, se kemi bërë as edhe një ftesë për as edhe një figurë apo institucion përfshi këtu edhe ish boksierët, sepse numri ka qenë i kufizuar.

Të gjithë pjesëmarrësve në palestër që ne i kemi pas në listë fillimisht ju ka bë matja e temperaturës përfshi edhe zv. Ministrin, nisur nga kjo ne si organizator kemi vendos që kontaktet me sportist dhe në përgjithësi t’i kenë vetëm personat e domosdoshëm ata që patjetër duhet pas kontakte.

Prandaj edhe te ndarja e trofeve kanë marr pjesë vetëm zyrtarët e FBOXK-së, pra ata që kishin kontakte edhe para meçi dhe pas meçi. Kjo ka qenë arsyeja e vetme ata zyrtar qe ju ka bë matja e temperaturës dhe që kanë pas kontakt me sportist kanë nda trofetë për fituesit.

Unë mendoj që shëndeti i sportistëve është më i rëndësishëm se gjitha dëshirat tona. Ne këto kushte dhe këto rrethana ne e kemi jap provimin e sa i përket trofeve kjo ka qenë arsyeja e vetme pandemia”, reagon Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat