Xhevdet Peci pyet: Kush na qenka ky Sylejman Voca? 

Boksi

Xhevdet Peci pyet: Kush na qenka ky Sylejman Voca? 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2020 Në ora: 21:44
Xhevdet Peci pyet: Kush na qenka ky Sylejman Voca? 

Legjenda e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, i reagon Sylejman Vocës, ushtruesit të detyrës së kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës. 

Voca ka reaguar me një shkrim ndaj Pecit: “Iu paska mbetur hatri ish boksierëve të Lah Nimanit”. 
Peci apo babai i boksit tonë, që i solli Prishtinës pesë tituj të kampionit të ish Jugosllavisë, thotë se nuk po e njeh Sylejman Vocën! 

“Kush na qenka ky Sylejman Voca? Për besë nuk po e njoh! Me sa kam dëgjuar është ushtrues detyre i kryetarit të federatës por më shumë nuk di, se kush na qenka. 

Në kohën time, të gjeneratës së artë, as që kam dëgjuar për të, sot e dëgjova emrin e tij. 
Në atëkohë, nuk e di a ka gjetur apo jo biletë mi pa meçet e Prishtinës apo vetëm në televizion i ka pa nëse i ka pa”, reagon Peci.

Xhevdet Peci është sportist i Shekullit në Mitrovicë, po ashtu ai është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidentja Atifete Jahjaga në vitin 2014. 

Duhet theksuar, se reagimet kanë ardhur për shkak të turneut “Lah Nimani”, për faktin se Federata e Boksit të Kosovës, nuk e ka pa të arsyeshme që ndonjëri nga ish boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës apo ish nxënësit e Lah Nimanit, që ta dorëzojnë një Kupë dhe mirënjohje për më të mirin, me përjashtim të Mehmet Bogujevcit, që është sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së.

“Zoti iu marroftë! Nuk paska pas faji Nazif Gashi që nuk ka ardhur në turne”, ka thënë Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në fakt, Peci përveç si trajner Lah Nimanin e ka pasur edhe profesor në gjimnaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat