Voca: Paska reagu ashpër Peci, me sa duket se paska kuptu!

Boksi

Voca: Paska reagu ashpër Peci, me sa duket se paska kuptu!

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2020 Në ora: 10:58
Voca: Paska reagu ashpër Peci, me sa duket se paska kuptu!

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Federatës së Boksit të Kosovës, Sylejman Voca, sërish i reagon legjendës së boksit Xhevdet Peci apo ish boksierit të gjeneratës së artë, që ka sjellë më së shumti tituj në klubin e boksit Prishtina, gjithsej pesë tituj të kampionit në ish  Jugosllavi.

Voca ka reaguar për arsye se Peci e pyet: “Kush na qenka ky Sylejman Voca”.  

“Paska reagu ashpër Peci, me sa duket se paska kuptu sqarimin tim në lidhje me shkrimin e parë të tij, shumë shumë i kjartë kam qenë, po e kuptoi që se ka kuptu se si ka pëlqy, por nejse si do qoftë ai është dashtë bashkë me shokë ta kuptoi gjendjen pandemike, bile është dashur të kërkoi falje federatës për thyerje të protokollit shtetëror.

Janë futë në sallë pa paralajmërim, së paku ta kishin matë temperaturën dhe ta kishin mbajt distancën, deri sa kom intervenu personalisht kanë qenë të grumbulluar. 
S’kanë pas çka hatrohen, kapitenin tyre i ka përfaqësu si çdo herë edhe garues kur kanë qen kapiten e kanë pas edhe në klub edhe në reprezentacion, andaj duhet pas konsideratë për vet kapitenin. 

Kurse sa i përket se a e njef a jo kryetarin s'çon shumë peshë sepse vonë është kyq në rrjedha të boksit, arsyet i din ai vet më së miri por edhe shumë të tjerë i dinë. Ka qenë i kyqur dikah tjetër, bile keqardhje ndjeva që as familjen e Lahit që ishin të pranishëm nuk i ka përshëndet, çka atyre u kish mbet hatri me të drejt pra. 

Por s'është çudi se sa shumë herë këta persona e kanë sha edhe Lahin, por tek ne duhet të jesh i vdekur për me të nderu.

Unë nuk jam i prirur të polemizoi shumë por kur të me imponohet s'pritoi fare. E paska harru faktin se nja pesë, gjashtë herë kur ka qenë kryetar komisioni më ka shpallë punëtor sportiv nivel vendi, paska harru!! Po e bëjë vetëm një diagonale shkarazi në relacionin Podgoricë (Titograd) – aeroport - pallati i rinisë - federatë për secilën veç e veç mund të flitet me fakte por sot po e kursej, në vijim nuk i dihet......!?”, reagon Voca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat