Berisha kundër serbit

Boksi

Berisha kundër serbit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 11:05
Berisha kundër serbit

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani, Arton Berisha, më 17 tëtor në Bayer do të zhvilloj ndeshjen e tij të dhjetë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij do të jetë sërbi i papërshtatshëm, Darko Knazheviq.

Cekim se Berisha para 1 muaji pati një rikthim të suksesshëm në boks edhe atë pas një viti e gjysmë pauzë duke mposht me pikë Pavel Albrecht.

Ndryshe për këtë ndeshje boksierit të Kosovës  kryesisht është duke u përgatit në klubin e tij me trajnerin personal ku kohë pas kohe po shfrytëzon edhe sparing partner.

Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet mirë dhe beson fuqishëm në fitoren e radhës. Ndryshe, cekim se Arton Berisha në karrierën e boksit profesionist nuk ka pësuar asnjeri dhe ka një rekord pozimit prej 9 fitoreve me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat