Këta burra të Kosovës që i dhanë grusht të fortë shumë emrave ish jugosllav dhe në Evropë, meritojnë respekt!

Boksi

Këta burra të Kosovës që i dhanë grusht të fortë shumë emrave ish jugosllav dhe në Evropë, meritojnë respekt!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 12:10
I pari në të majtë Naser Bajrami, Beqir Berisha, Nazif Gashi, Xhevdet Peci dhe Afrim Majanci.

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, klubi i boksit Prishtina dominoi ligën më të fortë në botë, në ish Jugosllavi. Klub që fitoi pesë tituj në ish Jugosllavi dhe gjashtë herë ishin nënkampionë.

Këta burra të Kosovës, që i shihni në foto, dikur i dhanë gusht të fortë në ring shumë emrave ish jugosllav dhe në Evropë. 
Këta janë krenaria e Kosovës, këta janë legjendat tona, që meritojnë respektin e pafund!  Këta ta lartësojnë konakun!
I pari në të majtë Naser Bajrami, Beqir Berisha, Enver Hajredini, Nazif Gashi, Xhevdet Peci dhe Afrim Majanci.

Xhevdet Peci apo grushti i tij i fortë,  shumë kundërshtarë të tij kanë mbetur të nokautuar, ndërsa Nazif Gashi ka qenë një tërmet për rivalët, Afrim Majanci – mjeshtër i ringut. Beqir Berisha një trim që se kishte shoqin, Naser Bajrami ka qenë luftarak i madh në ring. 

Këta janë krenaria e Federatës së Boksit të Kosovës, kudo që shkojnë mburren me këta emra të lartpërmendur, pastaj me Mehmet Bogujevcin – nënkampion i botës, Sami Buzolli, Abedin Lika, Skënder e Sahit Hajdini, Muharrem Gjocaj, Zahir Shabani, Fatmir Makolli, Afrim Mustafa etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat