Po vjen e shtuna e drithëruese, Haxhi Krasniqi premton luftë të madhe për titullin e botës! Bosel kërcënon me nokaut!

Boksi

Po vjen e shtuna e drithëruese, Haxhi Krasniqi premton luftë të madhe për titullin e botës! Bosel kërcënon me nokaut!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 19:17
Pamje nga konferenca e Haxhi Krasniqit, foto Eroll Popova

Kampioni i botës Dominic Bösel do të mbrojë titullin kundër sfiduesit nga Kosova Haxhi Krasniqi të shtunën e fundjavës (10 tetor), në versionin WBA / IBO në peshën gjysmë të rëndë. 

Meçi mbahet në “GETEC Arena” në Magdeburg.

Ish-kampioni evropian, Krasniqi, është më i përgatitur se kurrë dhe kërkon titullin e botës. Boksieri Bösel beson e shpreson se do të fitojë sfidën e madhe. “Më në fund është koha!

Dua që t'ju tregoj gjithë botës në ring se si unë e mbroj titullin. Tek Robin Krasniqi pashë shumë gjëra në të cilat mund të hyj. Synoj një përfundim të hershëm, me një nokaut”, tha mes të tjera Bösel.

Image

Pamje nga konferenca e Haxhi Krasniqit, foto Eroll Popova 

Trajner i Bösel Dirk Dzemski, tha mes të tjera: “Robin është një sfidues i shkëlqyeshëm. Ndoshta është shansi i tij i fundit në Kupën e Botës”.

Haxhi Krasniqi, që po e bën krenar kombin shqiptar, premton luftë të madhe në ring. “Unë vetëm synoj të luftoj. Vullneti im është i pathyeshëm! Ëndrra e brezit të titullit të botës më në fund duhet të realizohet, që në përpjekjen e tretë”, tha mes të tjera Krasniqi.

Image

Trajneri i Krasniqit, Magomed Schaburow, tha se gjithçka është perfekt në kampin e tyre. “Ne kishim kushtet më të mira, gjithçka ishte perfekte. Kështu e marrim titullin. Përqendrohem te Robin çdo ditë, në stërvitje. Fatkeqësisht, familjen time e shoh shumë rrallë!”, tha mes të tjera Schaburow!

Image

Foto Eroll Popova

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat