Hearn: Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh me Deontay Wilder

Boksi

Hearn: Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh me Deontay Wilder

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 11:41
Hearn: Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh me Deontay Wilder

Menaxheri i njohur i boksit Eddie Hearn, që aktualisht ndodhet në karantinë, pasi është i infektuar me Covid-19, ka deklaruar se përballja e tretë mes Tyson Fury e Deontay Wilder nuk ka për t’u zhvilluar në dhjetor të këtij viti, siç është parashikuar nga palët.

“Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh me Deontay Wilder, pasi nga ai nuk kemi marrë asnjë lajm, ndryshe nga Fury. Duket qartë që gjërat nuk janë ashtu si deklarojnë palët. Edhe koronavirus ka ndërlikuar këtë sfidë, ndaj askush nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë”, tha Hearn.

“I vetmi që ka konfirmuar gjithçka është Tyson Fury, që dëshiron të duelojë me çdo kusht këtë vit.

Ai deklaroi datën 19 dhjetor, më pas ata e afruan sfidën me një javë. Tani po mendojnë ta ndryshojnë sërish. Unë mendoj se këtë vit ata nuk do të përballen më, vitin tjetër ndoshta”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat