Wilder largon trajnerin që hodhi peshqirin

Boksi

Wilder largon trajnerin që hodhi peshqirin

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 13:18
Wilder largon trajnerin që hodhi peshqirin

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion i botës në peshën e rëndë, ka konfirmuar se ka larguar trajnerin e tij Mark Breland.

Sipas mediave amerikane, ai ka fajësuar trajnerin e tij për humbjen ndaj Tyson Fury, humbje që i kushtoi titullin kampion (kategoria WBC). Por, mbi të gjitha, ai nuk ia ka falur trajnerit të tij veprimin që bëri në atë duel, kur hodhi peshqirin në tapet.

Gjest që detyroi gjyqtarin e asaj sfide të ndalë duelin në raindin e shtatë, duke shpallur fitues britanikun Fury me “KO teknik”. Ky veprim krijoi pakënaqësi te Wilder, çka u pa edhe pas duelit, kur debatonte me trajnerin e tij.

Wilder, që njihet edhe me nofkën “Bronze Bomber”, do të trajnohet nga Jay Deas dhe Malik Scott. Ai do të përgatitet për sfidën e tretë ndaj Tyson Fury, por ende nuk ka një datë zyrtare për këtë përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat