Pireva përballet me francezin, Donjeta kundër suedezes

Boksi

Pireva përballet me francezin, Donjeta kundër suedezes

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 12:11
Pireva përballet me francezin, Donjeta kundër suedezes

U hodh shorti i turneut ndërkombëtar "Grand "Prix" në Zagreb. Sot në orën 14:00 në ring do të ngjiten dy boksierët e Kosovës 60 kg. 

“Donjeta Sadiku kundër boksieres mjaft të mirë nga Suedia Alexiusson Agnes me të cilët do të boksoj edhe në meçin e radhës në kualifikimet në Angli për Lojërat Olimpike.

Dhe ky meç për Donjetën do të jetë një sprovë që ti mësoj dobësitë e kundërshtares edhe për meçin e radhës për kualifikime në Angli.

Besart Pireva po ashtu do të boksoj sot me boksierin nga Franca Monni Raphael dhe besojmë dhe shpresojmë se Besarti është në formë të mirë dhe do korrë fitore dhe të kualifikohet në gjysmëfinale”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat