Kubrat Pulev e zbulon datën e meçit kundër Joshuas

Boksi

Kubrat Pulev e zbulon datën e meçit kundër Joshuas

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 10:24
Pulev dhe Joshua

Kubrat Pulev do të përballet me kampionin Anthony Joshua në një meç për titullin e botës në kategorinë e rëndë në Londër më 12 dhjetor, njofton vetë boksieri bullgar.

Britaniku Joshua duhej të përballej me Pulev më 20 qershor, por meçi u shty për shkak të pandemisë koronavirus.

“Është zyrtare: Pulev vs Joshua më 12 dhjetor në Londër”, shkroi Pulev në uebsajtin e vet të hënën në mbrëmje.

“Nuk ka kthim mbrapa, nuk ka shtyrje, e as ricaktim të datës! Le të fitojë më i miri”, shkroi bullgari në Facebook.

Joshua e rrahu Andy Ruizin për t’i rifituar titujt e botës WBA, IBF, WBO dhe IBO në kategorinë e rëndë, në rimeçin e dhjetorit në Arabinë Saudite.

Pulev, i cili është sfidues mandatar për IBF, tha se të dy boksierët i kanë nënshkruar kontratat për këtë meç.

Pulev ka tri vjet që e pret mundësinë për t’u përballur me Joshuan për titullin e kampionit të botës.

Nuk është e qartë ende nëse meçi do të zhvillohet pa praninë e shikuesve për shkak të kufizimeve të pandemisë koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat