Fury gjen rival për në dhjetor

Boksi

Fury gjen rival për në dhjetor

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:04
Fury gjen rival për në dhjetor

Boksieri kolumbian Oscar Rivas mund të jetë rivali i ardhshëm i Tyson Fury, për duelin që britaniku pritet të zhvillojë në muajin dhjetor. Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka kërkuar të duelojë me çdo kusht këtë vit, ku do të mbrojë titullin e kategorisë WBC.

Sfida ndaj Wilder duket tashmë një mirazh, për shumë arsye, ndërkohë që lista e kandidatëve është e gjatë. Oscar Rivas, aktualisht klasifikohet i teti në renditjen e WBC-së. Një sfidë komode për Fury në prag të dueleve të mëdha me Joshua që ka planifikuar të zhvillojë vitin tjetër.

“Gipsy King po kthehet në shtëpi. Shihemi në dhjetor”, ka qenë komenti i Tyson Fury, që ka hequr dorë nga triologjia me Wilder, e planifikuar për t’u zhvilluar në dhjetor në Las Vegas.

Tyson Fury ka një rekord prej 30 fitoresh e 1 barazim në karrierën e tij. Ndërsa Oscar Rivas numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje, atë ndaj Dillian Ëhyte, në korrik të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat