​Robin Krasniqi nesër do mbajë konferencë për media në Prishtinë

Boksi

​Robin Krasniqi nesër do mbajë konferencë për media në Prishtinë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:03
​Robin Krasniqi

Robin Krasniqi, boksieri i famshëm shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në boks është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda IBO dhe WBA.

Krasniqi është përballur me gjermanin Dominic Boesel, ku në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe më pas të shpallet kampion bote.

Tani, ai ka ardhur në Kosovë ku është akomoduar në hotel dhe ka konfirmuar që nesër do të jetë i gatshëm për mediat, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Rrugëtimi im në sport nuk do ishte i mundur pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për çdo gjë që keni bërë deri sot.

“Nuk do ndahen këtu rrugët tona, madje besoj që duhet të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit në krijimin e Majlindave dhe Robinëve të rinj,” shkroi ai.

Krasniqi po ashtu ka lajmëruar mediat se nesër do jetë i gatshëm për konferencë e cila do të mbahet nga ora 11:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

“Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat