Hoti: Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë

Boksi

Hoti: Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:26
Hoti: Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë

Kampioni i botës në boks, Haxhi Krasniqi, sot është pritur nga institucionet e shtetit të Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës ai e ka sjellë në Kosovë titullin e kampionit të botës në boks.

Sot pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin.

Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat”, ka shkruar Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat