Thumbon

Boksi

Thumbon

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:35
Thumbon

Nate Diaz, një nga ikonat e arteve marciale mikse, ka thumbuar Conor McGregor e Dustin Poirier, që po përgatiten për një revansh mes tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Diaz u shpreh se të dy këta sportistë i ka mposhtur dhe tashmë ata duelojnë mes tyre.

“Dikur të dy këta sportistë i kam tymosur, tani ata luajnë mes tyre duke dueluar në kafaz”, shkruan Nate Diaz, që ndaj McGregor ka fituar një herë me “KO” dhe më pas ka humbur revanshin..

Nate Diaz (20 fitore e 12 humbje në kafaz) nuk është përballur asnjëherë me Poirier. Dueli mes tyre u anullua, pasi Poirier u tërhoq pak kohë para sfidës, i dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat